Tërmeti në Turqi/ Nxirren gjallë nga rrënojat pas 122 orësh dy gra

Tërmeti në Turqi/ Nxirren gjallë nga rrënojat pas 122 orësh dy gra

10:46, 11/02/2023

Pamjet nga Turqia që tregojnë njerëzit duke u çliruar nga ndërtesat e bllokuara nga tërmetet shkatërruese japin shpresë, ndërsa numri i të vdekurve deri tani i kalon 24.200.

Dy gra arritën të shpëtoheshin 122 orë pas tërmetit. 

Një nga të mbijetuarit, 70-vjeçarja Menekse Tabak, u gjet në një ndërtesë të dëmtuar në provincën Kahramanmaras dhe u dërgua në spital, raporton Anadolu Agency.

 

 

Në Dijarbakir , 55-vjeçari Mashalah Cicek u nxor nga rrënojat e një ndërtese i plagosur, shtoi agjencia.

Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat një baba dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara në provincën Gaziantep pasi mbetën të bllokuar për 115 orë.

Në të njëjtën provincë, 25-vjeçarja Busra Almousa u shpëtua 119 orë pas tërmetit.

 

 

Në 24 orët e fundit, 67 persona janë nxjerrë nga rrënojat, tha zëvendëskryeministri turk Fuat Oktay. Rreth 80 mijë persona janë shtruar në spital, ndërsa 1.05 milionë kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti, shtoi ai.

"Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë një kthim në normalitet duke u ofruar atyre strehim të përhershëm brenda një viti dhe të sigurohemi që ata të shërojnë dhimbjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur," shtoi Oktai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco