Tërmeti i fuqishëm/ UNHCR: Mbi 5 milion sirianë pa shtëpi

Tërmeti i fuqishëm/ UNHCR: Mbi 5 milion sirianë pa shtëpi

08:44, 11/02/2023

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë po përkeqësohet nga dita në ditë.

Më shumë se 24,000 kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar si "katastrofën e shekullit". 

Në Turqi janë 20.213 viktima, në Siri 3.553 ndërsa të lënduarit janë mbi 80 mijë.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pa pushim edhe pse presidenti turk pranoi se përpjekjet e ndihmës në vend "nuk po vazhdojnë aq shpejt sa pritej". 

Një 17-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në qytetin turk të Gaziantep, pasi ka mbetur i bllokuar për 94 orë.

Ndërkohë, pas katastrofës, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin pezulluar përkohësisht disa sanksione ekonomike kundër qeverisë siriane .

UNHCR: deri në 5.3 milionë njerëz të pastrehë-  Tërmeti që goditi Sirinë mund të ketë lënë deri në 5.3 milionë sirianë të pastrehë. Kjo është bërë e ditur nga UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët. Organizata po merr ndihma për zonat më të shkatërruara të vendit, duke u fokusuar në sigurimin e strehimit dhe nevojave themelore, si dhe tenda, çarçafë plastikë, batanije termale, dyshekë gjumi dhe veshje dimërore për njerëzit në qendrat kolektive. 

SHBA heq përkohësisht disa sanksione- Pas katastrofës humanitare të shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Shtetet e Bashkuara njoftuan pezullimin e përkohshëm të disa sanksioneve ekonomike ndaj qeverisë qendrore në Damask të mishëruara nga presidenti i diskutueshëm Bashar al Assad. Në një qarkore të lëshuar nga Departamenti i Thesarit në Uashington dhe të bërë jehonë nga mediat ndërkombëtare dhe siriane, "një licencë e përgjithshme është krijuar për të autorizuar përpjekjet për lehtësimin e tërmeteve, në mënyrë që ata që ofrojnë ndihmë të mund të fokusohen në njerëzit që kanë nevojë më shumë: shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin".

Sanksionet amerikane ndaj Sirisë “nuk do të pengojnë” shpëtimin e jetëve pas tërmeteve të së hënës në Siri dhe Turqi, thuhet në dokumentin e bashkangjitur qarkores së Departamentit të Thesarit. Qeveria amerikane njoftoi të enjten se kishte premtuar 85 milionë dollarë ndihmë humanitare për zonat e fatkeqësive në Siri. Përjashtimi i përkohshëm nga sanksionet, i vlefshëm deri në fund të korrikut të ardhshëm , ka të bëjë me transaksionet ekonomike me zonat qeveritare për përdorim ekskluziv humanitar në lidhje me emergjencën pas tërmetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco