Mitsotakis nga Brukseli: Greqia do të qëndrojë në krah të Turqisë dhe Sirisë

Mitsotakis nga Brukseli: Greqia do të qëndrojë në krah të Turqisë dhe Sirisë

12:35, 09/02/2023

Greqia do të qëndrojë në krah të Turqisë dhe Sirisë, ka qenë mesazhi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis kur mori pjesë në Këshillin Evropian në Bruksel, i cili mbahet sot dhe nesër

Kryeministri grek shprehu sërish pikëllimin e tij në emër të popullit grek për humbjet tragjike dhe ritheksoi se Greqia do të qëndrojë në krah të dy popujve.

Kyriakos Mitsotakis u ndal veçanërisht në çështjen e emigracionit të paligjshëm , duke theksuar se ka tendenca të forta në rritje.

Kryeministri grek tha gjithashtu se Athina pretendon burime shtesë evropiane për të pasur të gjitha mjetet në dispozicion, ndërsa theksoi gjithashtu rëndësinë e pengesave si gardhi në Evros.

Ai i bëri thirrje BE -së të përshpejtojë politikat e kthimit për ata pa azil që të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco