Numri i të vdekurve nga tërmeti vazhdon të rritet, arrin në mbi 9 mijë e 500

Numri i të vdekurve nga tërmeti vazhdon të rritet, arrin në mbi 9 mijë e 500

10:21, 08/02/2023

Ekipet e pakta të shpëtimit punuan gjatë natës në Turqi dhe Siri, duke nxjerrë trupa të tjerë nga rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti katastrofal. Numri i të vdekurve u rrit të mërkurën në më shumë se 9 mijë e 500, duke e bërë tërmetin më vdekjeprurës në më shumë se një dekadë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë tha se numri i të vdekurve të vendit ishte rritur në 7108, duke e çuar totalin në 9 mijë e 638, përfshirë viktimat e raportuara në Sirinë fqinje, që nga tërmeti i së hënës dhe pasgoditjet e shumta, raporton Associated Press.

Numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria në Siri është rritur në 1250, me 2054 të lënduar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën 1,280 njerëz kanë vdekur në veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët, sipas reaguesve të parë vullnetarë të njohur si Helmetat e Bardha, me më shumë se 2,600 të plagosur.

Ky ishte tërmeti më i rëndë se ai që ndodhi në Nepal në vitin 2015 ku vdiqën 8 mijë e 800 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco