Kremlini:  Buxheti i mbrojtjes i SHBA-së dhe Ukrainës jashtëzakonisht konfrontues

Kremlini: Buxheti i mbrojtjes i SHBA-së dhe Ukrainës jashtëzakonisht konfrontues

12:33, 07/12/2022

Kremlini thotë se një projekt-ligj për shpenzimet e ndihmës ushtarake të SHBA-së që siguronte 800 milionë dollarë për Ukrainën ishte “konfrontues” ndaj Rusisë.

Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Dokumenti që është miratuar është i një natyre jashtëzakonisht konfrontuese në lidhje me vendin tonë".

Akti Fiskal 2023 i Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes, ose NDAA, autorizon shpenzimet shtesë për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, një rritje prej 500 milionë dollarësh në krahasim me kërkesën e presidentit amerikan Joe Biden në fillim të këtij viti.

Projektligji pezullon gjithashtu disa kufizime në kontratat për municione për të mbështetur Ukrainën.

Ai pritet të kalojë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve këtë muaj dhe të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë që Biden të nënshkruajë ligjin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco