Lufta në Ukrainë: Raundi B për kundërsulmin e Kievit, ndihmë e madhe nga SHBA

Lufta në Ukrainë: Raundi B për kundërsulmin e Kievit, ndihmë e madhe nga SHBA

07:48, 05/10/2022

"Një kolaps shumë më i madh rus do të shpaloset në ditët në vijim", parashikoi dje në Twitter, teoricieni i liberalizmit në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Francis Fukuyama , ndoshta duke parashikuar "Fundin e historisë" të imperializmit rus.

Pas fazës së parë të kundërofensive të Ukrainës , e cila u shpalos më 10 shtator , faza e dytë e operacionit që filloi më 1 tetor ka hedhur në erë vijën kufitare të Moskës, pasi forcat ruse u shemben në frontet lindore dhe jugore, veçanërisht në Kherson, ku Kremlini tashmë e kishte të vështirë gjatë festës së aneksimit të katër rajoneve ruse, të përgjigjej në lidhje me kufijtë e mundshëm të territorit të ri rus.

Përkundrazi, Moska tani pranon se ushtria ukrainase po arrin "sukses", megjithatë, duke u përpjekur të minimizojë dinamikën e kundërsulmit të Kievit. 

Megjithatë, motivimi moral i mbrojtësve duket se ka një efekt vendimtar, pasi dhjetëra vendbanime janë çliruar tashmë në rajonet e Kharkiv, Donetsk, Luhansk dhe Kherson, theksoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , duke shpjeguar se "forcat ukrainase janë duke lëvizur shpejt dhe fuqishëm në jug si pjesë e operacionit të mbrojtjes në vazhdim”, nga 1 tetori.

Sipas raportimeve, forcat e armatosura ukrainase po përparojnë në një front prej 30 kilometrash në rajonin Kherson , duke sfiduar planin origjinal të presidentit rus Vladimir Putin për të kontrolluar portet e Detit të Zi dhe ngushticën e Krimesë.

Teksa Ukraina vazhdon sulmin, Uashingtoni njoftoi dje një paketë të re ndihme për Kievin, në shumën e në 625 milionë dollarë .

“Faleminderit Presidentit të SHBA-së për një mbështetje të konsiderueshme, duke përfshirë një paketë të re ndihme sigurie prej 625 milionë dollarësh! Si zakonisht, sot patëm një telefonatë të rëndësishme. Fitoret tona në kuadër të operacionit të mbrojtjes në vazhdim janë një sukses i përbashkët i Ukrainës-SHBA-së, dhe gjithë botës së lirë” , deklaroi presidenti ukrainas, në një kohë kur Uashingtoni po dërgon në Kiev sisteme të përmirësuara të armatimit, siç janë raketat e reja HIMARS .d.m.th., sisteme raketore të fuqishme dhe me precizion të lartë, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në sukseset e fundit të trupave ukrainase.

 Në të njëjtën kohë, Presidenti Biden "u angazhua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ndërsa mbrohet nga agresioni rus për aq kohë sa është e nevojshme", tha Shtëpia e Bardhë.

Në të njëjtën kohë, forcat ruse po tërhiqen duke pësuar humbje të mëdha dhe duke braktisur në vend, shumë herë, edhe pajisje shumë të shtrenjta. 

Nga ana e tij, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nënvizoi në një deklaratë se në jug "armiku po humbet moralin". 

" Ata po braktisin pozicionet e tyre dhe po tërhiqen në një distancë të sigurt, duke shkatërruar rezervat e tyre të municionit, duke u përpjekur të shkatërrojnë urat," komentoi ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco