Tërmet shkatërrues në Tajvan: Treni dridhet sikur të jetë prej letre

Tërmet shkatërrues në Tajvan: Treni dridhet sikur të jetë prej letre

16:36, 18/09/2022

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Tajvanin dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë fuqinë e tërmetit, ku në njërën prej tyre shihet rrënimi i urave nga lëkundjet.

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për dëme materiale dhe viktima, por duke gjykuar nga pamjet, objekte të shumta janë rrënuar.

Një nga pamjet më tronditëse është ajo që tregon se si u shemb pothuajse tërësisht ura në të cilën ndodheshin tre persona në makina gjatë tërmetit. Pas më shumë se një orë kërkimi, autoritetet tajvaneze njoftuan se njerëzit ishin shpëtuar dhe dërguar në spital.

Përveç urave, shumë rrugë janë dëmtuar dhe të pakalueshme, si dhe rreth 600 persona kanë mbetur të bllokuar në zonën malore të Çikës dhe Liushishit për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugë.

Gjithashtu, gjashtë vagona u dolën nga shinat, gjë që u konfirmua nga Administrata Hekurudhore e Tajvanit.

Sipas mediave tajvaneze, rreziku ende nuk ka kaluar dhe autoritetet në Japoni kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për shkak të këtij tërmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco