Zelensky i shpalos listën e kërkesave Perëndimit: Përveç sanskioneve, ja çfarë kërkoj të bëni ndaj Putinit

Zelensky i shpalos listën e kërkesave Perëndimit: Përveç sanskioneve, ja çfarë kërkoj të bëni ndaj Putinit

22:16, 17/09/2022

Ukraina po i kërkon Britanisë që t’i drejtohet Vladimir Putinit dhe ta detyrojë atë ulet në tryezën e negociatave deri në Krishtlindje.

Teksa forcat ukrainase shtyjnë trupat ruse dhe rimarrin 3000 milje katrorë territor, Presidenti Volodymyr Zelensky ka propozuar një plan veprimi 90-ditor që do ta shtyjë presidentin rus Putin në “cep”.

Zelensky dëshiron që Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore të ndërmarrin disa masa përveç sanksioneve të shpallura më herët kundrejt Rusisë dhe Putinit

• Konfiskimi i aseteve ruse në vend të ngrirjes së tyre
• Shpallja e së Putinit një organizatë terroriste
• Zbatimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Detin e Zi për të garantuar sigurinë e eksporteve të grurit.
• Ndalimi i lëshimit të të gjitha vizave turistike për shtetasit rusë

Një delegacion prej shtatë deputetësh britanikë, përfshirë ish-ministrin, Liam Byrne, udhëtuan në Kiev për të dëgjuar planin e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco