Kina konfirmon rastin e parë të lisë së majmunit

Kina konfirmon rastin e parë të lisë së majmunit

15:29, 17/09/2022

Kina ka regjistruar rastin e parë me linë e majmunit. Sipas raportimeve, rasti i parë i konfirmuar ka të bëjë me një udhëtar të huaj që shkoi në qytetin e Chongqing të premten, sipas njoftimit të qeverisë komunale.

Rreziku i transmetimit të virusit është i ulët, pasi pacienti është karantinuar sapo ka mbërritur në qytet. Kontaktet e tij të ngushta janë gjurmuar dhe janë nën vëzhgim mjekësor.

Rreth 90 vende në botë ku lija e majmunit nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të kësaj sëmundjeje, për të cilat OBSH ka shpallur një emergjencë globale të shëndetit publik, nivelin më të lartë të alarmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco