Skandal në Slloveni: Ngjallet 'i vdekuri' që u dogj në krematorium, i kishin ngatërruar emrin

Skandal në Slloveni: Ngjallet 'i vdekuri' që u dogj në krematorium, i kishin ngatërruar emrin

10:04, 16/09/2022

Autoritetet shëndetësore në Slloveni kërkuan falje të enjten pasi një i moshuar u dogj gabimisht nga një familje tjetër, nën emrin e një burri tjetër.

Zyrtarët thonë se është "krejtësisht e papranueshme" që etiketat e emrave të dy pacientëve të ngatërrohen.

“Dikush e ka djegur babanë e tij dje dhe të nesërmen ka mësuar se ai ishte ishte gjallë, ndërsa një familje tjetër kuptoi se ishte i afërmi i tyre ai që kishte vdekur në të vërtetë”, tha Ministri i Shëndetësisë Danijel Bešič Loredan në një konferencë për shtyp.

Dy burrat e lidhur në karrige me rrota ishin të së njëjtës moshë, nga i njëjti azil pleqsh dhe që të dy ishin dërguar në spitalin e Celjes për arsye shëndetësore me të njëjtën ambulancë. Njëri nga pacientët vuante nga demenca e avancuar.

Dy ditë më vonë, njëri prej tyre vdiq dhe familja e gabuar u informua, jo e tija. Pas kontrollit të detyrueshëm mjeko-ligjor, kjo familje organizoi djegien e trupit të tij dhe varrimin.

Gabimi u zbulua vetëm kur plaku tjetër u kthye në azilin e të moshuarve pasi u shërua në spital.

Personeli më pas kuptoi se ai kishte etiketën e gabuar me emrin dhe mbiemrin në kyçin e dorës.

"Në epokën e dixhitalizimit në shekullin 21, kjo është krejtësisht e papranueshme," tha Bešič Loredan në një deklaratë.

Për këtë çështje ka nisur një hetim dhe drejtuesit e spitalit pritet të japin dorëheqjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco