Lituania ofron një paketë të madhe mbështetjeje për shkak të shtrenjtimit të energjisë

Lituania ofron një paketë të madhe mbështetjeje për shkak të shtrenjtimit të energjisë

10:41, 07/09/2022

Përballë një çmimi kotastrofik të energjisë, qeveria lituaneze do të paraqesë një paketë mbështetjeje financiare, që sipas saj  do të jetë ndër më të mëdhatë në BE, e matur në kuadrin e PBB-së.

Masat barazohen me rreth 2 për qind e ekonomisë së Lituanisë dhe do të kufizojnë çmimet e energjisë elektrike dhe gazit, duke ofruar mbështetje për biznesin

Plani përfshin gjithashtu një sërë masash për kursimin e energjisë, të tilla si vendosja e një kufiri të ngrohjes për ndërtesat publike deri në 19 gradë, ndërsa temperaturat e ajrit të kondicionuar do të kufizohen deri në 27 gradë.

Puna në distancë të premteve dhe të hënave do të jetë e detyruar për të reduktuar më tej konsumin e energjisë elektrike të biznesit.

Gjithashtu do të inkurajohen investimet në teknologjinë e gjelbër.

Ndërkohë në Francë, ndërsa çmimet e gazit dhe energjisë elektrike po rriten, disa objekte sportive, si pishinat dhe pistat e akullit, tashmë po mbyllen. Një operator i pishinave në mbarë vendin, vërejti se kostot e tyre të energjisë kapën 100 milionë euro, nga vetëm 15 milionë euro.

Mund të goditet edhe transporti. Më pak trena gjykohet të lëvizin këtë dimër si një mënyrë për të kursyer energji, që do të thotë se ata që do të punojnë do të jenë shumë të ngarkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco