FOTO/ Turisti rus poston foto nga plazhi në Krime dhe zbulon bazën ushtarake të Rusisë, ironizon Ukraina

FOTO/ Turisti rus poston foto nga plazhi në Krime dhe zbulon bazën ushtarake të Rusisë, ironizon Ukraina

21:09, 22/08/2022

Ukraina prej një jave i ka bërë jehonë kërkesës së saj zyrtare, drejtuar edhe Bashkimit Europian për të ndaluar turistët rusë që të kryejnë pushime. Thirrja e Kievit zyrtar do të shqyrtohet nga vendet e BE, që pritet të marrin një vendim në unison së shpejti.

Por, çuditërisht ditën e sotme, ka qenë vetë Ukraina që ka falënderuar një turist rus.

Në një postim sarkastik të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, shihet foto e një turisti rus, që sipas shpjegimit ndodhet në Krime dhe pas tij shihen të instaluara sistemet raketore ruse.

Ministria e Mbrojtjes me ironi falënderon turistin rus në Krime, pasi sqarojnë se ai ndihmoi në zbulimin e vendndodhjes së Mbrojtjes Ajrore aq jetike për Rusinë.

“Ndoshta po tregohemi shumë të ashpër me turistët rusë, ky njeri ka qenë vërtet i dobishëm”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Mesazhi u shoqërua me foton e të moshuarit topolak me pantallona të shkurtra Speedo duke qëndruar në një plazh me sistemin rus anti-ajror S-400 në sfond.

Ndërkohë, mësohet se foto e turistit rus u ngarkua në faqen e mediave sociale VKontakte (ekuivalenti rus i Facebook-ut) gjatë fundjavës, i plotësuar me të dhënat e vendndodhjes ekzakte.

Pikërisht, kjo bëri që përdoruesit e internetit të gjenin bazën ruse, e cila besohet të jetë më e sofistikuara në një fushë kripe afër qytetit të Yevpatoriya.

Vendndodhja lidhet me raportet e aktivitetit të sistemeve anti-ajrore në zonë në fundjavë nga guvernatori rus i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.

Ajo gjithashtu përputhet me imazhe të tjera të largëta të të njëjtit repart, të marra në fund të korrikut dhe të ngarkuara gjithashtu në mediat sociale ruse. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës duket se nuk e ka marrë parasysh vendndodhjen, duke i thënë me sarkazëm rusit: “Faleminderit dhe vazhdo punën e mirë!”.

Për momentin nuk dihet fati i repartit kundërajror, por nuk përjashtohet një sulm ndaj tij, teksa “falënderimi” nga Ukraina vjen në një kohë kur janë regjistruar një sërë shpërthimesh në të gjithë Krimenë që synojnë bazat ajrore ruse dhe depot e municioneve të Kremlinit.

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha në fundjavë se një ‘forcë rezistence’ që punon së bashku me forcat speciale ukrainase ishte përgjegjëse për shpërthimet e bazave ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco