Situata e fundit në luftën e Ukrainës, ndryshojnë rolet

Situata e fundit në luftën e Ukrainës, ndryshojnë rolet

09:29, 22/08/2022

Ndërsa lufta po intesifikohet në rajonet lindore pas rrethimit të gjatë të Kievit nga Rusia, Ukraina intesifikon sulmet e saj kundër trupave ruse me efektin e ndihmës nga Perëndimi.

Ushtria ukrainase e cila po reziston në shumë rajone, po kryen edhe kundërsulme në disa pjesë të vijës së frontit, një pretendim i shpejtë erdhi nga SHBA për luftën në Ukrainë.

Gjenerali amerikan dhe eksperti  i sigurisë në pension Mark Hurtling pohoi se Rusia ishte në mbrotje në shumë rajone.

Gazeta britanike Express ua prezantoi lajmin lexuesve të saj me titullin ‘Ukraina i detyroi trupat të keq menaxhuara dhe të keqtrajnuara të Putinit të bëjnë një hap prapa'.

Hurtling 68 vjeç i cili dikur shërbeu si komandant amerikan i Europës dhe Ushtrisë së Shtatë, tha se forcat tokësore ruse ishin të menaxhuara keq, të trajnuar dobër dhe moral të ulët.

Duke pretenduar se ushtria ruse është konsumuar gradualisht dhe në mënyrë të konsiderueshme në personel dhe pajisje, Hertling u shpreh:

“Rusia hyri në këtë luftë duke menduar se mund të niste një “sulm si stuhia e shkretëtirës” që do të përfundonte brenda pak ditësh. Ishte një ëndërr. Atyre u mungonte lidershipi, trajnimi dhe pajisjet për ta bërë këtë," tha Hertling dhe nënvizoi se Rusia aktualisht është duke ngecur në jug dhe mund të rifurnizohet vetëm nga bazat në Rusi ose Krime.

"Ukraina ka sulmuar dhe ata janë në një pozicion për të zgjedhur se ku të sulmojnë," tha Hertling. 

"Rusia është në mbrojtje tani," tha ai.

Hertling nënvizoi se Rusisë do t'i duhet shumë kohë për të zëvendësuar humbjet e saj.

Rusia, nga ana tjetër, nuk ka qenë e gatshme të zbulojë humbjet ushtarake për muaj të tërë.

 Moska bëri deklaratën e saj të parë dhe të fundit zyrtare për këtë çështje më 2 mars.

Në deklaratën në fjalë, humbja e trupave ruse në luftë është shpallur 498.

 Këto të dhëna nuk janë përditësuar kurrë që atëherë.

Ndërsa qeveria ruse rrallë jep përditësime për numrin e vdekjeve të pësuar nga forcat e saj të armatosura, njoftimet nga qeveritë lokale dhe gazetat tregojnë se qindra oficerë kanë vdekur në luftime.

Një deklaratë e jashtëzakonshme erdhi nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me humbjet ushtarake të Rusisë së fundmi.

Nënsekretari i SHBA për Politikën e Mbrojtjes, Colin Kahl tha në një konferencë të hënën se midis 70,000 dhe 80,000 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën gjatë konfliktit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco