Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni

17:42, 24/07/2022

Vullkani Sakurajima, i vendosur jashtë ishullit japonez Kyushu, shpërtheu sot, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze, duke ngritur alarmin në nivelin 5.

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka udhëzuar qeverinë të mbrojë jetën e njerëzve, njoftoi rrjeti japonez i lajmeve NHK.

Autoriteti përkatës rregullator njoftoi se nuk janë vërejtur anomali në funksionimin e termocentralit bërthamor Sendai që nga shpërthimi i vullkanit.

Një zëdhënës i qeverisë u tha gazetarëve se nuk kishte raporte për dëme në zonën e vullkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco