Gazetarja e re amerikane përdhunohet në hotel nga guida turistike dhe bashkëpunëtori që bënë video…

Gazetarja e re amerikane përdhunohet në hotel nga guida turistike dhe bashkëpunëtori që bënë video…

15:36, 21/07/2022

Një gazetare e re udhëtimesh është përdhunuar në një hotel në Pakistan nga guida e saj shoqëruese dhe një bashkëpunëtor i tij, të cilët bënë video të makthit për t’i përdorur për shantazh, thanë autoritetet.

Policia në Pakistan ka arrestuar deri tani dy persona pasi 21-vjecarja denoncoi sulmin, për të cilin tha se kishte ndodhur kur ajo po vizitonte një rezort turistik në provincën lindore të Punxhab.

Mes të ndaluarve përfshihej guida që e kishte pritur turisten, i cili e shoqëroi në hotelin Dera Ghazi Khan, ku vajza thotë se është sulmuar seksualisht dy ditë më parë.

Policia tha se po heton sesi vajza u josh të shkonte në hotelin e përdhunimit nga dy burrat e akuzuar.

Ajo tha se kishte qëndruar në shtëpinë e një prej të akuzuarve për disa ditë, për të cilin raportimet thonin se ishte guida e saj në vend.

Ambasada e SHBA në Islamabad tha për rrjetin ‘Associated Press’ se konsullata në kryeqytetin Lahore po jepte shërbimet për viktimën e sulmit.

Rrjeti vendas Free Press Journal raportonte se vajza kishte thënë në polici se ishte përdhunuar në grup dhe se sulmuesit kishin bërë video të sulmit me qëllim ta shantazhonin.

Megjithse sulmet seksuale ndaj grave në Pakistan janë raportuar relativisht shpesh, sulme të tilla ndaj të huajave janë të rralla.

Shumë gra në Pakistan nuk i denoncojnë sulmet ose incidentet prej frikës së stigmatizimit dhe shkelësit shpesh i shpëtojnë drejtësisë prej sistemit të dobët të drejtësisë dhe mungesës së hetimeve nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco