‘Prit një minutë’: Erdogan e lë Putinin në këmbë përpara bisedimeve në Teheran - VIDEO

‘Prit një minutë’: Erdogan e lë Putinin në këmbë përpara bisedimeve në Teheran - VIDEO

10:10, 21/07/2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është lënë të qëndrojë në një sallë përpara një turme gazetarësh duke pritur të takohej me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Teheran.

Pamjet e marra përpara takimit të martën e tregojnë Putinin të shqetësuar, duke zhvendosur peshën e ttrupit san ë një anë në tjetrën dhe duke shfaqur pakënaqësi në fytyrë para kamerave për gati një minute, përpara se të përshëndetej më në fund me Erdogan.

Ishte një terren i panjohur për udhëheqësin rus, i cili ka krijuar reputacion për lënien e liderëve botërorë në pritje, me qëllim, ndonjëherë edhe për orë të tëra, para se të fillonin bisedimet e planifikuara. Disa spekuluan se mund të ketë qenë shpagim për një takim të vitit 2020 në Moskë, ku ai e la Erdoganin të priste aq gjatë për të hyrë në sallën e mbledhjeve, saqë ai u ul.

Udhëtimi në Iran është udhëtimi i parë i Putinit jashtë Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco