Protestuesit ia dogjën shtëpinë, ish-kryeministri i Sri Lankës bëhet president

Protestuesit ia dogjën shtëpinë, ish-kryeministri i Sri Lankës bëhet president

23:40, 20/07/2022

Ranil Wickremesinghe është zgjedhur president i ri i Sri Lankës, pasi deri më sot ishte vetëm ushtrues detyre i këtij posti.

Wickremesinghe u emërua kryeministër në maj të këtij viti, por u vendos përkohësisht në krye të presidencës më 13 korrik, pasi paraardhësi i tij, Gotabaya Rajapaksa, u arratis në Maldive pasi vendi ballafaqohej me protesta të mëdha.

Ish-kryeministri, tash president mundi rivalin e tij kryesor në garë, Dalus Alahapperuma, me 134 vota karshi 82 sa kishte Alahapperuma.

Kujtojmë se qytetarët e Sri Lankës kishin bërë thirrje më parë që zoti Wickremesinghe të jepte dorëheqjen si kryeministër, me protestuesit që dogjën shtëpinë e tij private dhe sulmuan zyrën e kryeministrit në Colombo.

Protestat në Sri Lankë filluan pasi vendi është duke u ballafaqua me krizë të madhe ekonomike e rritje të madhe të inflacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco