Qëllon me pushkë për të festuar në dasmë, i ftuari vret nusen

Qëllon me pushkë për të festuar në dasmë, i ftuari vret nusen

13:26, 20/07/2022

Një iraniane 24-vjeçare, u vra gjatë festimeve për dasmën e saj. Gjatë ceremonisë, një nga të ftuarit qëlloi disa të shtëna me armë zjarri në shenjë gëzimi për martesën, por vrau nusen dhe plagosi dy të ftuar të tjerë.

Nusja e quajtur Mahvash Leghaei u godit nga një plumb në kokë dhe humbi jetën menjëherë, duke alarmuar të ftuarit e tjerë të dasmës, e cila po zhvillohej në jug të qytetit të Shirazit. Ndërhyrja e shërbimeve të urgjencës ishte e kotë për të shpëtuar të renë.

Policia e përshkoi ngjarjen si aksident pasi njeriu që hapi zjarr nuk kishte absolutisht asnjë qëllim të vriste, por duke pasur një “komandim të dobët” të armës, ai drejtoi pushkën drejt turmës së të ftuarve në vend të një zone të hapur, dhe fishekët përfunduan te nusja dhe jo në ajër.

Pas të shtënave, burri, i cili është kushëri i dhëndrit, u arratis duke mbajtur armën, por më pas është ndaluar nga policia.

Nusja ishte një punonjëse sociale dhe njihej për angazhimin e saj ndaj të varurve nga droga. Organet e saj, pas dëshirave të shprehura më parë nga e reja, janë dhuruar nga familja e saj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco