Një skenë e pazakontë në Iran: Putin e priti Erdoganin para kamerave për gati një minutë

Një skenë e pazakontë në Iran: Putin e priti Erdoganin para kamerave për gati një minutë

09:55, 20/07/2022

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ndodhet në Iran, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij, u la duke pritur para shtypit për gati një minutë të tërë kolegun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Në videon e asaj ngjarje të pazakontë, mund të shihni se si Putini, përpara se të takohej me kolegun e tij turk, lëkundet, lëviz nga njëra këmbë në tjetrën dhe kafshon faqet.

Pas plot 50 sekondash, Erdogan "denjoi" t'i bashkohej Putinit.

Korrespondentja e National News Joyce Karam e quajti pritjen e Putinit "hakmarrje e ëmbël" në Twitter, duke përmendur një situatë dy vjet më parë kur Erdogan dhe anëtarët e ekipit të tij u ndjenë të poshtëruar duke pritur jashtë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka një reputacion se dëshiron që të tjerët ta presin atë, kështu që ai i mban liderët botërorë në pritje për disa orë në të njëjtën kohë. Kjo praktikë e Putinit përmendet që nga viti 2003. Ai u vonua në takime të shumta të rëndësishme dhe e prisnin zyrtarë të rëndësishëm, si dhe krerë të tjerë shtetesh dhe kryeministra.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e priti një herë për 45 minuta dhe Papa Françesku më shumë se një orë.

Megjithatë, më së shumti e priti ish-kancelarja gjermane Angela Merkel – katër orë e 15 minuta, dhe e njëjta gjë ndodhi me ish-presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, i cili gjithashtu e priti për rreth katër orë.

Putin është në Iran për Samitin Trepalësh në formatin e Astanës.

Takimi i parë ballë për ballë mes dy liderëve që nga fillimi i luftës në Ukrainë u mbajt në Sallën e Konferencave Ndërkombëtare në Teheran.

Hera e fundit që të dy liderët u takuan ballë për ballë ishte më 29 shtator 2021 në Soçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco