Shpërthimi nga laboratori/ Çfarë duhet të dimë për virusin e Marburgut

Shpërthimi nga laboratori/ Çfarë duhet të dimë për virusin e Marburgut

10:43, 18/07/2022

Gana ka konfirmuar dy rastet e para me virusin e Marburgut, një sëmundje shumë infektuese, e ngjashme me Ebolan.

Sipas AFP, një spital në jug të vendit ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë. Të paktën 98 persona janë vendosur në karantinë nga frika e përhapjes së virusit.

Virusi i Marburgut transmetohet nga lakuriqët dhe përhapet mes njerëzve përmes lëngjeve trupore.

Nuk ekziston një kurë për këtë virus, që ka vrarë të paktën 300 perosna gjatë një shpërthimi në Angola në vitin 2005. Sëmundja është shfaqur disa herë në Afrikë.

Por për herë të parë ky virus shpërtheu në vitin 1967 në qytetin Marburg të Gjermanisë, prej nga e ka marrë emrin.

Të paktën 30 persona u infektuan në Marburg dhe Frankfurt të Gjermanisë, dhe dy të tjerë më vonë në Beograd.

Të gjitha infeksionet dolën nga tre laboratorë në vende të ndryshme, që po bënin eksperimente me vaksinat.

Laboratorët kishin marrë të njëjtën dërgesë me majmunë jeshilë afrikanë, të cilit ishin të infektuar. Organet e këtyre majmunëve përdoren për testimin e vaksinave.

Nga ky shpërthim u regjistruan shtatë viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco