Pasi u arratis nga vendi, Presidenti i Sri Lankës merr vendimin për dorëheqje

Pasi u arratis nga vendi, Presidenti i Sri Lankës merr vendimin për dorëheqje

19:35, 14/07/2022

Pas protestave të dhunshme në Sri Lankë, Gotabaya Rajapaksa, Presidenti i cili u arratis, ka paraqitur dorëheqjen e tij me anë të një email-i dërguar Kryetares së Kuvendit.

Rajapaksa zbrit në Singapor me një fluturim nga Maldivet më herët pasi u largua nga vendi i tij. Nga Singapori u raportua se Rajapaska ishte lejuar të hynte në vend për një “vizitë private”, por nuk kishte kërkuar ose nuk i ishte dhënë azil.

Sipas raportimeve, ai shoqërohet nga bashkëshortja dhe dy truproja.

Presidenti Rajapaksa premtoi të jepte dorëheqjen gjatë fundjavës pasi demonstruesit e zemëruar hynë në rezidencën e tij zyrtare, notuan në pishinën e tij dhe kërkuan fundin e dinastisë qeverisëse të familjes së tij. Tashmw protestuesit presin dorëheqjen edhe të kryeministrit.

Politikanët nga partitë e tjera kanë folur për formimin e një qeverie të re uniteti, por ende nuk ka asnjë shenjë se janë afër marrëveshjes dhe nuk dihet ende nëse qeveria e re do marrë pëlqimin nga protestuesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco