VIDEO/ Para me thasë, antimafia italiane aksion në shtëpitë e mafiozëve

VIDEO/ Para me thasë, antimafia italiane aksion në shtëpitë e mafiozëve

16:42, 12/07/2022

Një aksion i madh i zhvilluar nga policia e Antimafias italiane ka përfunduar me zbulimin e një sasie të madhe parash në oborret e shtëpive të anëtarëve të Ndranghetas.

Paratë ishin të paketuar dhe të vendosura brenda kazanëve që ishin të pajisur mirë për të mos futur ujë brenda.

Paratë që u gjendën sipas sipas hetuesve mendohen të jenë të bosit 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës.

Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco