Gazetari: Arritja më e madhe është se Rilindja prodhoi dy lloje pleqsh

Gazetari: Arritja më e madhe është se Rilindja prodhoi dy lloje pleqsh

10:22, 06/07/2022

Megaskandali i inceneratorëve vazhdon të jetë kryefjala e medieve sociale.

Fakti se disa të moshuar arritën të bëhen milionerë pa dijeninë e tyre është shokues për çdo komentues.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se Rilindja prodhoi dy lloje pleqsh gjatë këtyre 9 viteve.

“Teknikisht arritja më e madhe e Rilindjes në 9 vitet e saj në qeveri është se prodhoi dy lloje pleqsh.

Kategoria e parë është ajo që ndiqte Lali me shkop nëpër trotuaret e Tiranës për t’u marrë qepët dhe sallatën.

Kategoria e dytë janë 100-vjeçarët multi-miliarderë tip Warren Buffet, që drejtojnë korporatat e tyre nga azilet.

Këtë nuk ka qeveri në botë që ta ketë arritur në historinë e njerëzimit,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco