Turqia kap një anije ruse që transportonte drithin e vjedhur nga Ukraina

Turqia kap një anije ruse që transportonte drithin e vjedhur nga Ukraina

09:20, 06/07/2022

Një anije me flamur rus që transportonte mijëra tonë drithë po mbahet dhe po hetohet nga autoritetet turke në portin Karasu të Detit të Zi me pretendimin se ngarkesa ishte e vjedhur nga Ukraina.

Zyrtarët doganorë turq vepruan pasi Kievi pretendoi se Zhibek Zholy po transportonte ilegalisht 7,000 tonë drithë nga qyteti Berdiansk i pushtuar nga Rusia, një port ukrainas në juglindje të vendit.

Zyrtarët në Karasu thanë se anija po priste jashtë portit ndërkohë që kryheshin hetime për origjinën e dërgesës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se anija ishte me flamur rus, por u duk se po i turbullonte ujërat tek pretendonte se Kremlini po kërkonte të qartësohej situate, të hënën.

“Anija me të vërtetë është me flamur rus, por unë mendoj se i përket Kazakistanit dhe ngarkesa po transportohej me një kontratë midis Estonisë dhe Turqisë,” u tha Lavrov gazetarëve.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territori i okupuar ukrainas për ta shitur në tregjet ndërkombëtare. Eksportet e grurit të vendit janë përgjegjëse për pothuajse 15% të totalit botëror.

Rasti i anijes Zhibek Zholy ka sjellë në fokus pretendimet për vjedhje dhe e ka vënë qeverinë turke në një pozitë delikate ndërkohë që vazhdon të kërkojë një rol ndërmjetësues midis Moskës dhe Kievit për çështjen e furnizimit global me ushqime.

Lundrimi i Zhibek Zholy ishte shpallur me krenari nga kreu i emëruar nga Moska i rajonit të pushtuar Zaporizhzhia, ku ndodhet porti i Berdiansk, si i "anijës së parë tregtare" që merrte furnizime nga portet e kontrolluara nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës më pas i shkroi Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë më 30 qershor, duke thenë se  anija Zhibek Zholy ishte përfshirë në "eksportin e paligjshëm të grurit ukrainas" dhe se ishte drejtuar për në Karasu.

Turqisë iu kërkua "të kryejë një inspektim të kësaj anijeje detare, të sekuestrojë mostrat e grurit për ekzaminim mjeko-ligjor dhe të kërkojë informacion mbi vendndodhjen e këtij drithi".

Duke folur në televizionin kombëtar të Ukrainës të dielën, ambasadori i vendit në Turqi, Vasyl Bodnar, kishte thënë se shpresonte se drithi do të konfiskohej.

Ai tha: “Kemi bashkëpunim të plotë. Aktualisht anija ndodhet në hyrje të portit. Ajo është ndaluar nga autoritetet doganore të Turqisë.”

Megjithatë, vështirësia për të identifikuar origjinën e grurit mbetet, pasi administratat e emëruara nga Rusia në territoret e pushtuara gjithashtu pretendojnë se po punojnë në partneritet me fermerët vendas për të nxjerrë drithë në tregun global.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco