Zemërimi i Rusisë për lëvizjen e Lituanisë, gjenerali rus kërcënon me armë bërthamore

Zemërimi i Rusisë për lëvizjen e Lituanisë, gjenerali rus kërcënon me armë bërthamore

12:02, 21/06/2022

Gjenerali rus Evgeny Buzhinsky, njekohësisht dhe përfaqësuesi i presidentit rus Vladimir Putinit, i ka kërkuar këtij të fundit që të dërgojë armë bërthamore në enklavën ruse të Kalingradit, pasi mallrat e sanksionuar nga BE u bllokuan për të arritur në territor nga Lituania.

Përfaqësuesi rus gjithashtu paralajmëroi se Moska nuk do t’i besojë më Perëndimit pas kësaj lëvizje.

 Buzhinsky tha se vendimi i Lituanisë për të ndaluar dërgimin e mallrave të sanksionuara në Kaliningrad, ishte një "kërcënim" për sigurinë kombëtare të Rusisë.

Ai tha se "Rusia nuk do të ndalojë" mbrojtjen e territorit të saj, "përndryshe ata do të na privojnë nga Kaliningrad".

Ai kërcënoi gjithashtu se Britania "do të pushojë së ekzistuari fizikisht" nëse përplasja e re në Lituani shkakton një Luftë të Tretë Botërore bërthamore.

Të ngarkuarit me punë të Lituanisë në Moskë iu tha se nëse tranziti i ngarkesave nuk rifillonte në Kaliningrad në të ardhmen e afërt, Rusia rezervon të drejtën të veprojë për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ndërsa Ministria e Jashtme ruse është shprehur:

"Ne e  konsiderojmë provokim të palës lituaneze që shkelin detyrimet ligjore ndërkombëtare të Lituanisë, kryesisht deklaratën e përbashkët të Federatës Ruse dhe Bashkimit Evropian të vitit 2002 mbi tranzitin midis rajonit të Kaliningradit dhe pjesës tjetër të Federatës Ruse.'

Senatori besnik i Putinit Andrey Klimov paralajmëroi se ishte "agresion i drejtpërdrejtë kundër Rusisë, fjalë për fjalë duke na detyruar që menjëherë t'i drejtohemi vetëmbrojtjes së duhur".

Çdo sulm i drejtpërdrejtë rus ndaj shtetit anëtar të aleancës, Lituanisë, do të shihej si një akt lufte kundër NATO-s dhe mund të ndezë një luftë botërore. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco