Putini me mbi 4.5 miliardë dollarë pasuri/ Zbulohet rrjeti i aseteve të tij

Putini me mbi 4.5 miliardë dollarë pasuri/ Zbulohet rrjeti i aseteve të tij

10:25, 21/06/2022

Pallate, jahte dhe vreshta i janë ofruar Vladimir Putinit nga miqtë dhe oligarkët.

Sipas Guardian, bëhet fjalë për një rrjet informal pasurish me vlerë më shumë se 4.5 miliardë dollarë.

Gazeta shkruan se një gjurmë dixhitale emailesh sugjeron se këto asete janë të lidhur me një emër të veçantë.

Bëhet fjalë për një seri shtëpi pushimesh dhe asete të tjera që thuhet se përdoren nga presidenti rus.

Për më shumë se dy dekada, Putini është akuzuar se ka grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme në mënyrë sekrete.

Biznesmeni Sergey Kolesnikov pati deklaruar para disa vitesh se ai ishte pjesë e një grupi oligarkësh që mblidhin miliarda rubla në një fond investimesh, nga i cili përfitonte Putini.

Pretendimet e tij u mohuan nga Kremlini dhe ai u arratis nga Rusia.

Pasuria e tij e jashtëzakonshme bie në kundërshtim total me pasurinë e deklaruar prej tij, që përfshin një apartament të vogël në Shën Petersburg, dy makina të kohës së Bashkimit Sovjetik dhe një garazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco