Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan - Së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan - Së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

09:45, 16/06/2022

Qeveria gjermane vendosi të dërgojë deri në 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Qëllimi është ruajtja e stabilitetit në prag të zgjedhjeve në tetor.    

Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (15.06.). Vendimi parashikon dërgimin e deri në 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea.

Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. "Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco