Kryeministri italian thirrje për armëpushim urgjent në Ukrainë: Të fillojnë sa më shpejt negociatat serioze!

Kryeministri italian thirrje për armëpushim urgjent në Ukrainë: Të fillojnë sa më shpejt negociatat serioze!

11:08, 19/05/2022

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka bërë thirrje për një armëpushim urgjent në Ukrainë, në mënyrë që negociatat serioze të mund të fillojnë për t’i dhënë fund luftës, disa javëshe.

Ai i tha Senatit se një armëpushim “duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Komentet e Draghit erdhën, pasi ai hapi një debat mbi rolin e Italisë në mbështetjen e Ukrainës, e cila po krijon tensione në rritje në shumicën qeverisëse të kryeministrit.

Kryeministri italian u shpreh gjithashtu se është e rëndësishme të ruhet presioni mbi Rusinë, përmes sanksioneve ekonomike “sepse ne duhet ta sjellim Moskën në tryezën e negociatave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco