Moment historik: Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO

Moment historik: Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO

08:30, 18/05/2022

Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar aplikimet e tyre në selinë e aleancës në Bruksel.

Dy vendet nordike i dhanë fund neutralitetit duke u bashkuar me aleancën e sigurisë të udhëhequr nga SHBA.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në mëngjes ka pritur në selinë e NATO-s ambasadorët e dy vendeve, të cilët kanë dorëzuar dosjet me kërkesën zyrtare për anëtarësim.

Procesi pritet të nisë menjëherë dhe do të zgjasë disa javë.

Të gjitha palët duan një ratifikim të shpejtë, në mënyrë që të dy vendet të mund ta gjejnë veten shpejt nën çatinë e dispozitave të sigurisë dhe mbrojtjes së NATO-s.

 Mjafton që kundërshtimet turke të kapërcehen shpejt, pasi për anëtarësim nevojitet unanimiteti.

 Kjo është arsyeja pse kryeministrja suedeze Magdalena Anderson ka thënë se është e gatshme të udhëtojë në Ankara për të diskutuar këtë çështje me kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco