Kryeministrja moldave e shqetësuar: dikush po përpiqet të na tërheqë në luftë

Kryeministrja moldave e shqetësuar: dikush po përpiqet të na tërheqë në luftë

07:46, 18/05/2022

"Shpërthimet misterioze" në Transnistria, për të cilat rusët dhe ukrainasit akuzojnë njëri-tjetrin, "janë incidente të shkaktuara nga palët e interesuara që përpiqen të na destabilizojnë dhe të na tërheqin në një luftë të padëshiruar. Ato janë sulme të maskuara për të krijuar panik dhe pasiguri". 

Kështu ka deklaruar kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, në një intervistë për Corriere della Sera. 

"Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne nuk kemi kontroll efektiv mbi Transnistrinë, e cila është udhëhequr nga separatistët e mbështetur nga Rusia për 30 vjet, dhe për këtë arsye nuk jemi në gjendje të kryejmë një hetim serioz për atë që ka ndodhur. " është shprehur Gavrilita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco