SHBA nis programin për të mbledhur prova të krimeve të luftës në Ukrainë

SHBA nis programin për të mbledhur prova të krimeve të luftës në Ukrainë

07:16, 18/05/2022

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një program të ri për të marrë dhe analizuar provat e krimeve të luftës të kryera nga Rusia dhe mizorive të tjera në Ukrainë.

Observatori i Konfliktit synon të dokumentojë, verifikojë dhe shpërndajë prova me burim të hapur të veprimeve të forcave ruse gjatë pushtimit të Ukrainës.

Sipas programit, Departamenti i Shtetit i SHBA do të mbledhë imazhe satelitore dhe informacione të shpërndara përmes mediave sociale si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për çdo krim lufte.

Një platformë online do të ndajë publikisht informacionin e mbledhur për të ndihmuar në hedhjen poshtë të çdo përpjekjeje për dezinformim nga qeveria ruse, tha Departamenti i Shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco