Zelenskyy: Në fabrikën e çelikut Azovstal ne po shpëtojmë djemtë tanë

Zelenskyy: Në fabrikën e çelikut Azovstal ne po shpëtojmë djemtë tanë

08:00, 17/05/2022

'' Ne shpresojmë se mund t'i shpëtojmë fëmijët tanë sepse Ukraina ka nevojë për heronj të gjallë dhe mendoj se çdo person i arsyeshëm do t'i kuptojë këto fjalë." 

Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky, i cituar nga agjencia Ukrinform, duke konfirmuar fillimin e evakuimit të ushtarakëve që për 82 ditë mbrojtën fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. 

Ushtria ukrainase dhe inteligjenca në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe OKB-në marrin pjesë në operacion, shtoi Zelensky.

Deklarata e plotë e presidentit ukrainas:

Një ditë e vështirë. Por kjo ditë, si gjithë të tjerat, synon pikërisht shpëtimin e vendit dhe popullit tonë. Lidhur me situatën në Mariupol. Falë veprimeve të ushtrisë ukrainase - Forcave të Armatosura të Ukrainës, inteligjencës, ekipit negociator, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara, ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetën e djemve tanë. Mes tyre ka edhe të plagosur rëndë, po iu ofrohet ndihma mjekësore. Dua të theksoj: Ukrainës i duhen të gjallë heronjtë ukrainas. Ky është parimi ynë. Mendoj se çdo njeri adekuat do t'i kuptojë këto fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco