SHBA përshpejton procedurat për dërgesën e armëve në Ukrainë: Ky ligj është përdorur edhe ndaj Hitlerit

SHBA përshpejton procedurat për dërgesën e armëve në Ukrainë: Ky ligj është përdorur edhe ndaj Hitlerit

08:29, 10/05/2022

Presidenti i SHBA Joe Biden përshpejtoi të hënën dërgesat e armëve në Ukrainë bazuar në një ligj të Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar aleatët e Amerikës të mposhtin Gjermaninë naziste.

Biden nënshkroi urdhrin në Shtëpinë e Bardhë dhe tregoi se vendi i tij mbështet ukrainasit “në mbrojtjen e territorit dhe demokracisë së tyre përballë luftës brutale të Putinit”.

Duke pranuar miliarda dollarët e shpenzuara nga Shtetet e Bashkuara, Biden tha se “dorëzimi ndaj agresionit është edhe më i kushtueshëm”.

Rregulli i nënshkruar nga Biden, i cili lehtëson dërgimin e pajisjeve ushtarake, “bazohet në një program të Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar Evropën t’i rezistojë Hitlerit”, tha Shtëpia e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco