VIDEO/ Ferri në tokë: Forcat e Putinit breshëri vdekjeprurëse me raketa në Luhansk

VIDEO/ Ferri në tokë: Forcat e Putinit breshëri vdekjeprurëse me raketa në Luhansk

07:32, 05/05/2022

Sulmi i ditës së djeshme ishte sulmi më vdekjeprurës që forcat e Vladimir Putinit kanë organizuar në Ukrainë, duke vrarë më shumë se 20 njerëz dhe duke shkaktuar ndërprerje elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi.

Më shumë se 20 raketa u hodhën në Detin Kapsik me brëshëri shkatërruese që goditi nënstacionet elektrike pranë hekurudhave dhe zonave të banuara, duke zhytyr në errësirë qindra mijëra civilë të frikësuar.

Mes të vrarëve ishte një prift në rajonin e vijës së parë të Luhansk në Ukrainën lindore.

Stuhia e sulmeve erdhi ndërsa Rusia përgatitet të festojë Ditën e Fitores më 9 maj, e cila shënon humbjen e Gjermanisë naziste nga Bashkimi Sovjetik . 

Dyshohet se Putini do ta përdorë rastin për t'i shpallur një 'luftë gjithëpërfshirëse' Ukrainës dhe jo atë që ai e quan aktualisht një 'operacion ushtarak special'. 

Ushtria ruse tha dje se kishte përdorur armë të drejtuara nga deti dhe ajri, duke përfshirë raketat e lundrimit Kalibr të gjuajtura nga nëndetëset, për të shkatërruar objektet e energjisë në pesë stacione hekurudhore në të gjithë Ukrainën, ndërsa artileria dhe avionët goditën gjithashtu bastionet e trupave dhe depot e karburantit dhe municioneve.

Sulmet në zonën e vijës së parë të Donbasit, ku u godit një depo nafte, vranë 21 persona, sipas guvernatorit të rajonit lindor të Donetskut. 

Banorët në qytetin perëndimor të Lviv u tronditën nga shpërthime të martën në mbrëmje.

Zyrtarët thanë se gjashtë raketa u hodhën drejtpërdrejt në Ukrainën perëndimore, ku miliona refugjatë kanë ikur që nga pushtimi i Putinit më 24 shkurt. 

Dy raketa u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tre goditën Lviv dhe një goditi rajonin fqinj të Zakarpattia.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu i justifikoi sulmet duke thënë se Lviv kishte qenë një portë për armatimin e NATO-s.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco