Banda famëkeqe e Haitit kërkon shpërblim për diplomatin e rrëmbyer Anëtarë të bandës

Banda famëkeqe e Haitit kërkon shpërblim për diplomatin e rrëmbyer

12:37, 03/05/2022

Republika Domenikane i ka kërkuar Haitit që të bëjë gjithçka për të siguruar lirimin e sigurt të një prej diplomatëve të saj që u rrëmbye të premten.

Atasheu tregtar në ambasadën domenikane në Port-au-Prince, Carlos Guillén, u kap nga anëtarët e bandës kur po shkonte në Republikën Domenikane fqinje.

Zyrtarët domenikanë thanë se rrëmbimin e kishte kryer banda “400 Maëozo”.

Banda është famëkeqe për rrëmbimin e të huajve dhe kërkimin e shpërblimeve të larta.

Në tetor,” 400 Maëozo” rrëmbeu 16 shtetas amerikanë dhe një kanadez që ishin në Haiti me mision të krishterë humanitar. Banda kërkoi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për secilin prej tyre.

Misionarët dhe familjet e tyre arritën të rifitonin lirinë dy muaj më vonë. Dikasteret e Ndihmës së Krishterë thanë se 12 prej tyre u kishin shpëtuar robëruesve dhe se pesë të tjerë ishin liruar më herët.

Nuk ishtë e qartë nëse ishte paguar ndonjë shpërblim.

Gazeta domenikane “Listín Diario” tha se zoti Guillén kishte udhëtuar nga kryeqyteti haitian, Port-au-Prince, me rrugë për në Jimaní, një qytet përtej kufirit në Republikën Domenikane, kur kontakti me të humbi.

Ambasadori domenikane në Haiti, Faruk Castillo, tha se kolegu i tij ishte rrëmbyer në zonën Croix-des-Bouquets, në lindje të kryeqytetit.

Croix-des-Bouquets është bastioni i bandës “400 Maëozo”, që burimet e sigurisë e përshkruajnë si banda më e madhe kriminale në Haiti.

Mediat dominikane publikuan një foto të diplomatit të rrëmbyer dhe raportuan se banda kishte kërkuar 500 mijë dollarë për lirimin e tij.

Image

Haitianët në protestë kundër kriminalitetit të madh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco