‘Digjet’ India nga i nxehti ekstrem, thahen lumenjtë dhe mungon uji i pijshëm

‘Digjet’ India nga i nxehti ekstrem, thahen lumenjtë dhe mungon uji i pijshëm

23:22, 01/05/2022

Miliona njerëz që jetojnë në Indi kanë vuajtur së fundmi nga një nxehtësi e paprecedent.

Temperaturat janë ngjitur mbi 40 gradë Celsius dhe njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë ujë.

Në 2015-n, i nxehti ekstrem mori 3.500 jetë njerëzish.

“Është shumë vapë, bimët po thahen dhe nuk kemi ujë. Edhe kur i spërkasim ato thahen sërish. Është shumë e vështirë”, thotë një burrë.

Meteorologët thonë se moti përvëlues po prek sezonin e korrjeve, që këtë vit ka nisur më herët.

“Për shkak të të nxehtit, të mbjellat janë dëmtuar dhe uji i pijshëm mungon. Gjithashtu, temperaturat e larta kanë përgjysmuar rendimentin”, shprehet një tjetër.

Lumi në Nju Delhi është tharë teksa vala e të nxehtit ka sjellë temperatura përvëluese. Ekspertët thonë se vapa po verifikohet më shpesh në Indi si pasojë e ndryshimeve të klimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco