Në mes të gjëmimit të sirenave, Izraeli nderon viktimat e Holokaustit

Në mes të gjëmimit të sirenave, Izraeli nderon viktimat e Holokaustit

14:09, 28/04/2022

Sirenat gjëmuan në të gjithë Izraelin mëngjesin e së enjtes, ndërsa vendi mbajti frymën në një ritual të përvitshëm në nderim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.

Njerëzit ndaluan kudo ku po ecnin, shoferët ndaluan makinat dhe dolën nga automjetet, duke ulur kokat në kujtim të viktimave të gjenocidit nazist.

Ceremoni ishin planifikuar gjatë gjithë ditës në memorialin kombëtar të Holokaustit të Izraelit, parlamentin dhe gjetkë.

Izraeli u themelua në vitin 1948 si një vend i shenjtë për hebrenjtë pas Holokaustit. Rreth 165 mijë të mbijetuar jetojnë në Izrael, një popullsi në pakësim që është gjerësisht e nderuar, por që po lufton me varfërinë.

Duke e filluar ditën e përkujtimit të Holokaustit në Yad Vashem, në memorialin e Izraelit, kryeministri Naftali Bennett i bëri thirrje botës të ndalojë krahasimin e Holokaustit me ngjarje të tjera në histori.

Ai foli pasi Presidentët e Ukrainës dhe të Rusisë hoqën paralele mes luftës së tyre në vazhdim dhe gjenocidit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Izraeli bën përpjekje të madhe për t’i përkujtuar viktimat e Holokaustit.

Restorantet dhe vendet e argëtimit rrinë mbyllur ditën e përkujtimit të Holokaustit, radiot luajnë muzikë të trishtë dhe stacionet televizive ia kushtojnë programet e tyre, dokumentarëve dhe materialeve të tjera të lidhura me Holokaustin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco