Sekretarja e Jashtme britanike ka frikë se lufta në Ukrainë do zgjas 10 vjet

Sekretarja e Jashtme britanike ka frikë se lufta në Ukrainë do zgjas 10 vjet

08:30, 28/04/2022

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në dhjetë vjet beson Sekretarja e Jashtme britanike Lizz Truss, teksa u thotë aleatëve perëndimor se Rusia e Vladimir Putinit është edhë më pak e besueshme se ish-Bashkimi Sovjetik.

Truss u shpreh se lideri rus është një ‘operator mashtrues i dëshpëruar’ që nuk duhet të shpërblehet për agresionin e tij.

Zyrtarët qeveritar janë të shqetësuar se Putini mund të nisë sulmin ndaj Moldavisë ose Gjerogjisë nëse i lejohet të mbajë territorin ukrainas.

Në një fjalim ditën e djeshme Truss paralajmëroi nëse Putin ia arrin qëllimeve të tij, 'do të ketë mjerim të mëtejshëm të patreguar në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin".

Ajo tha se Britania dhe aleatët e saj duhet 'të vazhdojnë të ecin më tej dhe më shpejt për ta larguar Rusinë nga e gjithë Ukraina'.

Parashikimi tronditës Truss erdhi pasi kostoja njerëzore e luftës u pa nga një funeral i trefishtë tronditës në Ukrainë.

Truss tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të forcojë ushtrinë e saj ndërsa ndërton aleanca me kombet e lira në mbarë botën, duke përdorur fuqinë e tyre ekonomike për të penguar agresorët që "nuk luajnë sipas rregullave".

Ajo tha se grupi G7 i vendeve kryesore të industrializuara duhet të veprojë si një "NATO ekonomike" që mbron prosperitetin kolektiv, ndërsa aleanca ushtarake perëndimore duhet të jetë e përgatitur të hapë dyert e saj për vende të tilla si Finlanda dhe Suedia.

Yuri Glodan u detyrua të varroste vajzën e tij të dashur tre muajshe Kira, gruan e tij Valeria dhe vjehrrën e tij Lyudmila pasi u vranë në një sulm me raketa ruse në banesën e tyre të shtunën.

ImageValeria dhe vajza e saj tre muajshe Kira u vranë kur një raketë ruse goditi ndërtesën e tyre të banimit në Odesa.

ImageMiqtë ngushëllojnë Yuri Glodan në shërbimin funeral të familjes në Odesa të mërkurën pas vdekjes së vajzës, gruas dhe vjehrrës së tij

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco