A mundet vizita e shefit të OKB-së t'i japë fund bllokimit të Mariupolit?

A mundet vizita e shefit të OKB-së t'i japë fund bllokimit të Mariupolit?

08:15, 28/04/2022

Askush nuk pret seriozisht që kjo vizitë të sjellë paqe në Ukrainë, shkruan BBC.

 Por, shpresohet që Antonio Guterres të gjejë një zgjidhje për një nga problemet e tij më të vështira.

Ka qindra civilë dhe luftëtarë ukrainas ende të bllokuar në fabrikën gjigante Azovstal Steel në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor humanitar kanë dështuar.

 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se do të përpiqet ta ndryshojë këtë.

Ai u tha gazetarëve se gjetja e një zgjidhjeje ishte veçanërisht e vështirë pasi “ne nuk kemi të bëjmë me njerëz që janë në shtëpitë e tyre, apo në vende publike… por brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike”.

Ai tha gjithashtu se presidenti Putin kishte rënë dakord për evakuimin e civilëve "në parim".

Ajo që nuk është e qartë është nëse ndonjë marrëveshje do të përfshinte luftëtarët ukrainas që janë atje me ta.

Presidenti Zelensky ka thënë më parë se nëse mbrojtësit e Mariupol vriten, të gjitha negociatat do të anulohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco