Macron sulmohet me domate nga protestuesi

Macron sulmohet me domate nga protestuesi

15:10, 27/04/2022

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është sulmuar me domate nga një protestues, gjatë ecjes së tij të parë për fitoren zgjedhore në Francë.

Presidenti i rizgjedhur po takonte votuesit në një treg në Cergy, në veriperëndim të Parisit, kur ai u vu në shënjestër.

Pjesëtaret e sigurimit hapën një ombrellë dhe Macron ngriti duart mbi kokë, ndërsa përpiqeshin të ndalonin domatet që binin mbi të.

Presidenti dëgjohej duke thënë ‘nuk është serioze’, para se të largohej nga truprojat e tij.

Ishte hera e parë që Macron doli në rrugë që nga votimi i së dielës. Ai zgjodhi rajonin ku mori më pak vota se kandidati i krahut të majtë, Jean-Luc Mélenchon, në raundin e parë, raporton DailyMail.

Fitorja e tij do të zyrtarizohet sot dhe më pas ai do të mbajë një mbledhje të kabinetit përpara se të caktojë një datë për ceremoninë e tij të inaugurimit, e cila duhet të mbahet deri më 13 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco