Një tërmet 5.2 ballë godet ishullin grek Kythira, reagon sizmologu

Një tërmet 5.2 ballë godet ishullin grek Kythira, reagon sizmologu

07:52, 27/04/2022

Një tërmet i fortë tronditi ishullin grek Kythira të mërkurën. Nuk pati raportime për dëme të rënda apo të lënduar.

Instituti Gjeodinamik në Athinë tha se tërmeti nënujor kishte një magnitudë paraprake prej 5.2 ballë dhe ndodhi në orën 4.51 të mëngjesit me orën lokale 41 kilometra larg bregut veriperëndimor të ishullit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 60 kilometrash.

Duke folur në radio Skai, Efthymios Lekkas, profesor i gjeologjisë dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe president i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen Antisizmike (OASP), hodhi poshtë tërmetin dhe rrezikun e një më të madh.

Tërmetet janë shumë të zakonshme në Greqi, e cila është një nga zonat sizmikisht më aktive në botë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco