Mocion mosbesimi/ Imran Khan largohet si shef i qeverisë së Pakistanit

Mocion mosbesimi/ Imran Khan largohet si shef i qeverisë së Pakistanit

08:39, 10/04/2022

Imran Khan nuk është më kryeministër i Pakistanit. Ish-kapiteni i ekipit të kriketit që udhëhoqi vendin e tij drejt fitimit të Kupës së Botës në vitin 1992 dhe më pas u fut në rrugën e politikës, u shkarkua ditën e sotme me anë të një mocioni mosbesimi.

Ai u bë kryeministri i parë në historinë e vendit që hiqet përmes një mocioni mosbesimi. Khan, 69 vjeç, nuk ishte i pranishëm në Dhomën e Ulët në kohën e votimit.

Opozita e përbashkët siguroi mbështetjen e 174 anëtarëve në Asamblenë Kombëtare prej 342 anëtarësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco