Ngjarja që tronditi Greqinë/ Nënës që akuzohet për vrasjen e 3 vajzave i jepet më shumë kohë për të dëshmuar

Ngjarja që tronditi Greqinë/ Nënës që akuzohet për vrasjen e 3 vajzave i jepet më shumë kohë për të dëshmuar

15:36, 31/03/2022

Nëna greke Roula Pispirigkou, tre vajzat e së cilës vdiqën në rrethana të dyshimta mjekësore gjatë tre viteve të fundit, u çua përpara një gjyqtari hetues në Athinë të enjten, pas arrestimit të saj në qytetin e Patras të mërkurën me akuzën për vrasje.
 
Ajo kërkoi dhe mori kohë për të dëshmuar dhe u transferua sërish në selinë e Policisë së Përgjithshme të Atikës në Athinë, ku do të qëndrojë deri në dhënien e dëshmisë.
 
Urdhri për ndjekjen penale të 33-vjeçares erdhi nga një prokuror i Athinës, i cili e akuzoi për vrasjen me paramendim të vajzës së saj të madhe, Georgina, nëntë vjeç.
 
Vdekja e Georgina në 2022 ishte paraprirë nga ajo e motrës së saj gjashtë muajshe Iris në 2021 dhe e motrës së saj 3.5 vjeçe Malena në 2019, dhe nxiti fillimin e hetimeve për shkakun e vdekjes së të tre fëmijëve. Gjë që kishte habitur mjekët.
 
Agjencia e Lajmeve të Athinës raporton se në raportin e policisë dërguar prokurorit publik në lidhje me vdekjen e Georgina, thuhej se vajza e re kishte konsumuar një sasi vdekjeprurëse ketamine që i shkaktoi vdekjen brenda maksimumi 20 minutash, kohë gjatë së cilës ajo ishte vetëm me nënën e saj
 
Ai gjithashtu vuri në dukje se vizita e fundit në repartin e vajzës nga një mjek ose infermiere ishte një orë përpara se të shfaqeshin simptomat e helmimit, ndërsa në dosjen e saj mjekësore tregohej se nuk ishte përshkruar asnjë sasi e ketaminës.
 
Policia ka kërkuar gjithashtu dosjet mjekësore nga të gjitha spitalet ku ajo ishte trajtuar dhe ka intervistuar të gjithë personelin mjekësor që monitoronte shëndetin e saj, si dhe mjekun që ka kryer autopsinë dhe ka konstatuar se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e helmimit nga një substance.
 
“Konkretisht, nga ekzaminimet toksikologjike që i janë kryer pas vdekjes në gjak, është konstatuar prania e substancës farmaceutike ‘ketaminë’ në sasi toksike-vdekjeprurëse. Për sa i përket kohës së saktë para se të ndodhë vdekja pas administrimit të ketaminës, kjo varet nga faktorë të ndryshëm dhe kryesisht nga mënyra e administrimit.
Periudha kohore varion nga disa sekonda deri në 20 minuta, në varësi të metodës së përdorur. Nga hetimi, rezultoi se e vetmja në dhomën me Georginën në 20 minutat e fundit të jetës së saj, para se të shfaqeshin efektet anësore të substancws, ishte nëna e saj”
, thuhet në njoftimin e policisë.

Image

Image

Image
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco