Bëhet virale videoja që tregon se si veturat kalojnë përmes minave në Kiev

Bëhet virale videoja që tregon se si veturat kalojnë përmes minave në Kiev

15:52, 31/03/2022

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon se si veturat lëvizin me kujdes rreth asaj që duket të jetë një numër i madh minash tokësore. Thuhet se kjo është një rrugë që ndodhet në veriperëndim të Kievit.

Megjithatë, BBC, ndër të tjera, deri më tani nuk ka arritur të verifikojë vërtetësinë e videos, si dhe se kush i vendosi minat dhe pse.

Megjithatë, ata pyetën analistin ushtarak Justin Crump, i cili më parë ishte komandant i njësive të tankeve të ushtrisë britanike. Duke parë pamjet, ai shpjegoi se ishin mina antitank TM-62M të kohës sovjetike.

Ato mbajnë rreth 7.5 kilogramë eksploziv dhe janë relativisht efektive në dëmtimin e automjeteve të blinduara.

Ai theksoi se minat shpërthejnë vetëm kur ekspozohen ndaj presionit të konsiderueshëm. BBC thotë se të dyja palët në zonë po përdorin mina për të parandaluar depërtimin e rivalëve. Megjithatë, Crump thotë se një fushë e minuar si kjo është “shumë joefikase”.

Ai vuri në dukje se minat janë shumë të rrezikshme dhe paraqesin një rrezik të konsiderueshëm afatgjatë për civilët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco