Tunizia arrin rekord temperaturash, termometri shënon 49 gradë Celcius

Tunizia arrin rekord temperaturash, termometri shënon 49 gradë Celcius

11:15, 12/08/2021

Instituti Meterologjik i Tunizisë raportoi ditën e sotme se në pjesën veriore të vendit temperaturat kanë arritur 49 gradë celcius.

Kjo solli që në disa pjesë të vendit të mos ketë energji elektrike pasi njerëzit po qëndronin në shtëpi nën ‘shoqërinë’ e kondicionerit duke bërë që të shtohet ngarkesë në sistemin e energjisë elekritke.

"Instituti Meteorologjik" i Tunizisë tha se temperatura më e lartë e regjistruar më parë në Tunizi ishte 46.8 gradë Celsius në vitin 1982.

Qytetet veriore si Bizente dhe Beja gjithastu janë përballur me një rritje të menjëhershme të temperaturave të rregjistruara që nga dita e djeshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco