Udhëheqësi suprem i Iranit: Luftoni kundër Izraelit

Udhëheqësi suprem i Iranit: Luftoni kundër Izraelit

13:32, 07/05/2021

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij të vazhdojnë luftimet kundër Izraelit, i cili "nuk është një shtet por një garnizon terrorist", kundër palestinezëve.

"Lufta kundër regjimit despotik është një luftë kundër shtypjes dhe terrorizmit dhe është detyrimi ynë publik të luftojmë kundër atij regjimi," tha Khamenei në një fjalim televiziv, raporton Reuters.

Ai foli me rastin e festës së Ditës së Jeruzalemit, e cila festohet në botën myslimane të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Khamenei theksoi se bashkëpunimi i vendeve myslimane në atë ditë ishte "një makth për sionistët".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco