Arifi jep lajmin e mirë për personelin shëndetësor në Preshevë

Arifi jep lajmin e mirë për personelin shëndetësor në Preshevë

15:33, 24/09/2020

Ndihem krenar që sot, në bazë të vendimit që e ka sjellë Qeveria e Serbisë më datë 15 mars të këtij viti, ku vendimet në kohë të pacaktuar i takojnë vetëm atyre të cilat kanë punuar gjatë periudhës pandemike nga stafi medicional mjekët dhe motra medicionale dhe mjekët dhe motrat nga Kampi i Refugjatëve në Preshevë duke mos përfshirë këtu shoferët, pastruesit, laborantët dhe stomatologët, kemi marrë njoftimin se i gjithë personeli shëndetësor, në bazë të kushteve të caktuara nga Qeveria e Serbisë, është pajisur me vendime në afat të pacaktuar., tha kryetari i Preshevës SHqiprim Arifi.

Sipas tij ky është një superlajm për Preshevën pasi që në 15 vitet e fundit është hera e parë që stafi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit pajiset me vendime të tilla. 

Ai shtoi se si aseti jonë më i çmuar e që e kanë dëshmuar duke mbajtur frontin e parë në situatën e vështirë e kritike që solli vendin pandemia globale, këta kanë shërbyer pakursyeshëm në nevojat e kërkesat shëndetësore duke bërë çdo përpjekje të mundur në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në përballjen me virusin. 

"Urime të gjithëve, u jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj të çmueshëm, të pandalshëm dhe të palodhshëm gjatë vështirësive të krizës shëndetësore e që rrezikuat edhe jetët tuaja për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve", tha Arifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco