Ja edhe cili deputet shqiptar votoi për  kryeparlamentarin e ri të Malit të Zi

Ja edhe cili deputet shqiptar votoi për kryeparlamentarin e ri të Malit të Zi

14:17, 24/09/2020

Deputeti  Nikë Gjeloshaj nga Lista Shqiptare ka mbështetur emërimin e Aleksa Beçiqit për kryetar të Kuvendit të Malit të Zi!

SIpas tij në këtë mënyrë ne si koalicion respektuam demokratët, me të cilët jemi partner në Tuz si dhe politikën e tyre konstruktive ndaj pakicave!

"Për vendimet tjera, qofshin ato lëvizje kadrovike apo përfshirja eventuale në shumicën e ardhme, do të vendosim së bashku, pra konstituentët e Listës Shqiptare", tha deputeti Gjeloshaj.

Sipas tij vendimet e tyre gjithnjë do të jenë në përshtatje me interesat tona nacionale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco