'Vërini ciklonit, emrin e gruas sime': Stinë e ngarkuar me uraganë në Atlantik, po shterin emrat Ky imazh satelitor i NOAA tregon pesë ciklone tropikale që vërtiten në pellgun e Atlantikut, pasditen e 14 shtatorit 2020. Stuhitë, nga e majta, janë uragani Sally mbi Gjirin e Meksikës, uragani Paulette mbi Bermuda, mbetjet e stuhisë tropikale Rene dhe stuhitë tropikale Teddy dhe Vicky.

'Vërini ciklonit, emrin e gruas sime': Stinë e ngarkuar me uraganë në Atlantik, po shterin emrat

13:22, 24/09/2020

Sezoni i uraganeve të Atlantikut këtë vit ka qenë aq i ngarkuar sa që meteorologëve së shpejti do t’u kenë shteruar të gjithë emrat e caktuar të stuhive. Kështu që për të dytën herë në histori, do të përdoret alfabeti grek, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO).

Arthur ishte stuhia e parë në listën me 21 emra të përgatitur për sezonin 2020, i cili përfundoi më 30 nëntor.

Uraganët Paulette dhe Sally dhe stuhitë tropikale Teddy dhe Vicky janë akoma aktive dhe një sistem me presion të ulët nga Afrika Perëndimore, mund të zhvillohet në një ciklon që do të pagëzohej Wilfred.

"Sapo të shterojmë emrin në listë i cili është Wilfred, atëherë duhet të kalojmë në alfabetin grek dhe do të filloni të shihni emra të tillë si Alpha, Beta, Gamma, Delta, Epsilon, Zeta, etj", tha Clare Nullis e e WMO për gazetarët.

Sezoni i këtij viti duket se do të jetë më i ngarkuari ndonjëherë me Administratën Atmosferike dhe Oqeanike të SHBA, që parashikon një rekord prej 25 stuhish të cilat ia atribuon temperaturave të detit të ngrohtë dhe qetësisë së ulët të erës. Ndryshimi i klimës mendohet se po rrit intensitetin e tyre.

Më 14 shtator pesë ciklone vërtiteshin në Atlantik për herë të dytë në histori. Sidoqoftë, njëri prej tyre, Rene, u shpërnda por kjo nuk do të thotë se zgjedhja e emrit me 'R' ra.

Asnjë emër nuk është përgatitur të fillojë me X, Y ose Z këtë vit sepse ka pak emra të përshtatshëm që fillojnë me ta, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë 

Që nga viti 1953, stuhitë tropikale janë emëruar për lehtësi komunikimi me marinarët dhe publikun dhe fillimisht ishin vetëm emra femërorë. Stuhitë historike identifikoheshin nga koordinatat e tyre ose nga gjërat që shkatërronin.

Meteorologët tani rrotullohen përmes gjashtë listave alfabetike stok që alternojnë emra meshkujsh dhe femrash, të mbikqyrur nga një komitet i Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Hera e fundit që u përdorën emrat grekë ishte gjatë sezonit të ngarkuar 2005, ku u përfshi uragani Katrina.

Herë pas here, një emër stuhie "hiqet" nga komiteti nëse shihet si shumë shkatërrues, një emër si Mitch, i cili goditi Hondurasin në 1998.

Nullis tha se WMO bombardohet më pas me kërkesa për t'i zëvendësuar. "Ose njerëzit janë të indinjuar që një stuhi ka emrin e tyre ose na thonë: “Ju lutem, vendosjani emrin sipas burrit ose gruas sime!"/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco