Për shkak të Covid-19, shtyhet edhe Samiti i BE-së

Për shkak të Covid-19, shtyhet edhe Samiti i BE-së

18:46, 22/09/2020

Takimi i liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, i paraparë për 24 e 25 shtator, është shtyrë për datën 1 dhe 2 tetor, u njoftua sot në Bruksel.

Nga Brukseli është thënë se një anëtar i sigurisë së presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

"Meqenëse zyrtari i sigurisë ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin, Charles Michel është në karantinë," njoftoi zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian Barend Lates në Twitter.

Lates shtoi se Charles Michel testohet rregullisht dhe se kontrolli i djeshëm tregoi se ai ishte negativ për COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco